Largimi Skënder Gegës e ka lënë vend bosh pankinën e Partizanit. Drejtuesit duhet të gjejnë pasuesin, i cili do të ketë mbi shpatulla barrën e rëndë për të mbrojtur titullin kampion. Zërat e parë për pasuesin e Gegës kanë nisur të qarkullojnë, por duhet pritur.
Një nga protagonistët e Partizanit kampion në vitin 1993, golashënuesi Edmond Dosti, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” bën thirrje që në krye të “demave| të kuq të emërohet një “ish” që e njeh klubin dhe e ndjen fanellën.
“Emri i trajnerit të ardhshëm të Partizanit, mos u nxitoni presidenti Demi dhe drejtori Rama. Njëri duhet të shkojë në pankinë, por duhet të jetë brenda familjes tonë. Gjithsesi duhet të zgjedhin një trajner të madh dhe minimumi në nivelin e Geges, sepse Partizani është një klub i madh”, shkruan Dosti.