Trajneri i Realit: Kros në mbrojtje të Lopeteguit, flet dhe vëllai i Kontes

Antonio Konte shihet si kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Reali Madrid, nëse klubi spanjoll vendos të shkarkojë Julen Lopeteguin. Mediat italiane dhe spanjolle kanë konfirmuar faktin që Florentino Perez ka kontaktuar me trajnerin italian, por ka ardhur përgënjeshtrimi i vëllait dhe menaxherit të trajnerit.

Antonio ndodhet me pushime për momentin dhe nuk ka marrë asnjë telefonatë nga Reali i Madridit. Sigurisht që ata janë një klub i madh, por nuk ka kontakte mes palëve për momentin”, flet Daniele Konte për “Cadena Ser”.

Nga ana tjetër, Toni Kros është shprehur pro qëndrimit të trajnerit Lopetegui. Mesfushori gjerman i Realit ka folur për “AS”, duke dalë në mbrojtje të trajnerit aktual.

Duam që Lopetegui të vazhdojë punën me ne. Ai është një trajner shumë i mirë dhe nuk jemi nervozë. Kemi patur edhe më parë momente delikate dhe i kemi kaluar”, thekson Toni Kros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online