“Tradhtia” e pafalshme e Stërling, zbulohet arsyeja e largimit nga Liverpuli

Rahim Stërling është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Mançester Sitit, me anglezin që u ble për gati 65 milionë euro nga Liverpuli në vitin 2015. Në atë kohë, sulmuesi ishte 20 vjeç dhe shihej si e ardhmja e “The Reds”, me largimin e tij që u kontestua shumë, sidomos nga tifozët, të cilët nuk ia kanë falur ende as sot.

Stërling u akuzua si tradhtar dhe se u largua drejt Sitit vetëm për të fituar më shumë, ndërsa së fundmi, një version të tijin e jep dhe trajneri i Liverpulit në atë kohë. Brendan Roxhers është rikthyer të flasë për periudhën e tij 3-vjeçare në “Anfield” dhe për një temë të nxehtë si ajo e Stërling.

Sipas trajnerit, 24-vjeçari u largua sepse kërkonte të bëhej më i miri dhe se nuk kishin të bënin as paratë dhe asgjë tjetër në këtë histori.

Stërling dhe Roxhers

“Për Stërling nuk kishin të bënin paratë dhe se sa ai fitonte. Nëse do të ishte për paratë, ai do të kishte qëndruar te Liverpuli. E mori atë vendim për t’u bërë më i miri që mundej.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online