“Tradhëtoi shokët e skuadrës”, akuza të rënda për lojtarin e Junajtid!

Derbi i Mançesterit pritej të ishte i fortë dhe tepër i bukur, por nuk u ngjit në nivelin e duhur. Diferenca të mëdha mes skuadrave, me Junajtid që i rezistoi vetëm një pjesë loje ekipit të Guardiolës.

Dy golat e shënuar në pjesën e dytë nga Bernardo Silva dhe Leroi Sane i dhuruan tre pikë të arta “Qytetarëve” dhe me shumë mundësi titullin kampion. Siti është vetëm tre fitore larg triumfit në kampionat.

Roi Kin

Kjo ishte humbja e shtatë në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet për “Djajtë e Kuq”. Junajtid nuk po funksionon më dhe objektivi Champions është bërë pothuajse i paarritshëm.

Loja e dobët e zhvilluar në derbi dhe gabimet e shumta të lojtarëve dhe portierit De Gea kanë sjellë acarimin e Roi Kin. Ish-kapiteni i famshëm ka folur troç, duke sulmuar një lojtar të ekipit të Solskjaer.

Irlandezi e ka me brazilianin Fred. “Kjo nuk do të thotë të japësh gjithçka ke nga vetja. Fred i tradhtoi shokët e tij. Shikoni si e lë Sterling të bëjë çfarë të dojë dhe t’i largohet në rastin e golit të dytë. Kjo është tradhti”, insiston Roi Kin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online