Totenhemi “shtegton” sërish, ja stadiumi më i ri i londinezëve

Vazhdon shtegtimi i skuadrës së Totenhemit nëpër stadiumet angleze. Londinezët kanë marrë leje speciale nga federata angleze për zhvillimin e ndeshjes së raundit të tretë të “Carabao Cup” në stadiumin e skuadrës së Milton-Kejns Dons, “MK Stadium”.

Qyteti i Milton-Kejns ndodhet 100 kilometra larg Londrës, distancë kjo që pritet të sjellë një numër shumë të vogël tifozës për skuadrësn e “gjelave”. Takimi do të zhvillohet më datë 26 shtator dhe kundërshtari i Totenhemit është Uatfordi, ekipi surprizë në këtë fillim sezoni në Angli.

I vetmi lojtari i skuadrës londineze që i është gëzuar këtij vendimi është Dele Ali, i cili do të rikthehet pas katër vitesh tek qyteti i tij i lindjes, si dhe në stadiumin ku hodhi hapat e parë të karrierës si profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online