“The end”/ Një “tulipan” e mbyll me Holandën

Çdo fillim e ka një fund dhe për sportistët vjen dita që duhet të ndahen jo vetëm me futbollin por dhe me përfaqësuesen e tyre. Sonte në mbrëmje, Holanda do të ndeshet në një sfidë miqësore me Perunë, por ajo që ka marrë më shumë vëmendje është lajmi se Uesli Shnaider do të luajë sot takimin  fundit me përfaqësuesen e “tulipanëve”.

Ish-lojtari i Interit i jep fund kontributit të tij më Kombëtaren në moshën 34-vjeçare. Shnaider ka mundur që të shkojë deri në finalen e Kupës së Botës në vitin 2010 me Holandën e tij, duke regjistruar kështu një sukses të jashtëzakonshëm. Mesfushori ka luajtur plot 133 ndeshje me Holandën, duke shënuar 31 gola gjatë kësaj periudhe.

Çdo fillim e ka një fund dhe Shnaider sot në “Johan Cruyff Arena” në Amsterdam do të duartrokitet për të fundit herë si pjesëtar i skuadrës përfaqësuese. Fundi i një lojtari të madh me fanellën e përfaqësueses!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online