Topi i Artë, formacioni ideal dhe rikthimi në “skenë” i babait, Enzo Zidan i thotë të gjitha

Enzo Zidan është i pandashëm nga qyteti i Madrid. Pas një eksperience të shkurtër në kampionatin zviceran, djali i legjendës Zinedin Zidan është rikthyer në Spanjë, ku aktivizohet me skuadrën në periferi të Madridit Rajo Mahadaonda. Në një intervistë për mediet spanjolle, 23-vjeçari ka folur mbi planet e së ardhmes të babait dhe ka dhënë mendimin e tij për fituesin e çmimit të Topit të Artë të këtij viti.

Idhulli juaj? –  Pyetje shumë e lehtë (qesh), babai im sigurisht.

Kur do ta shohim sërish si trajner – “Babai im e dashuron futbollin. Ai do të rikthehet së shpejti, por tani iu duhet të bëjë pak pushim. Drejtimi i Real Madrid ishte një eksperience shumë e bukur për të, por në të njëjtën kohë ishte një punë që i shkaktoi shumë stres dhe lodhje, prandaj i duhet të presim pak sa ai të marrë veten”

Formacioni i ëndrrave ? – Keilor Navas – Karvahal, Varan, Ramos, Marselo, Kros, Modriç, Kante –  Mesi, Benzema, Kristiano

Topi i Artë ?  – Unë mendoj se këtë vit e meriton Luka Modriç. Ai është një njeri fantastik, që prej vitesh luan në nivele shumë të larta. Këtë sezon u paraqit shumë mirë  dhe në kupën e botës. Është një shembull për këdo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *