Java e tretë e Kategorisë së Parë mbyllet sot, teksa luhet nga një takim për secilin grup. Shënkolli do të presë Korabin dhe do kërkojë të marrë pikët e plota në shtëpi. Lezhjanët janë ekip fushe dhe do tentojnë ta shfrytëzojnë në maksimum diçka të tillë.
Në grupin B luhet një takim mjaft interesante dhe Tomori ka shansin të barazojë me pikë Egnatian e vendit të parë. Beratasit kanë grumbulluar katër pikë në dy javët e para dhe rrogozhinasit barazuan dhe me Lushnjën.
Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli do të presë Besën e Gentian Begejës. Një ndeshje jo e lehtë, që pritet të jetë mjaft e luftuar.
KATEGORIA E PARË – JAVA 3
GRUPI A
E diel, më 23 shtator, ora 16:00
Shënkolli – Korabi
E shtunë, më 22 shtator, ora 16:00
Besëlidhja – Veleçiku 2-1
Erzeni – Burreli 1-0
Vora – Iliria 1-1
E premte, më 21 shtator, ora 16:00
Vllaznia – Dinamo 2-0
Grupi B
E diel, më 23 shtator, ora 16:00
Tomori – Besa
E shtunë, më 22 shtator, ora 16:00
Oriku – Pogradeci 1-0
Egnatia – Lushnja 0-0
Turbina – Elbasani 2-1
Apolonia – Bylis 0-0