PSG mendon të shesë yllin, tre gjigandë italianë në garë

Yjet e futbollit botëror po kthehen në Itali. Madje, më tepër se kaq, janë skuadrat e Serisë A ato që i janë rikthyer investimeve të rëndësishme në merkato. Më i fundit që pritet të rikthehet në elitën e futbollit në Gadishullin Apenin është Tiago Silva.

Sipas gjasave, mbrojtësi do të largohet nga Paris Seint Zhermen gjatë verës së ardhshme dhe Juventusi, Milani e Roma kanë nisur garën për të siguruar shërbimet e gjigandit brazilian. Kontrata e 33-vjeçarit përfundon në vitin 2020 dhe klubi i Ligue 1 kërkon ta shesë, për të rikuperuar një pjesë të investimit të bërë në vitin 2012, kur e blenë nga Milani.

Sipas “Le10Sport”, kampionët e Francës kanë menduar të nisin një cikël të ri në mbrotje dhe hapi i parë do të ishte shitja e kapitenit të ekipit. Tiago Silva vazhdon të mbetet një prej lojtarëve të preferuar nga klubet italiane, që vlerësojnë cilësinë dhe eksperiencën e mbrojtësit, i cili numëron edhe 71 ndeshje me përfaqësuesen e Brazilit.

Edhe pse vera e ardhshme duket shumë larg, Juventusi, Milani dhe Roma kanë nisur garën. Një ankand që pritet të shoqërohet me oferta gjithmonë në rritje. Kuqezinjtë nisen në avantazh, pasi mbrojtësi ka luajtur më parë në “San Siro” dhe është mjaft i lidhur me Milanin dhe tifozët e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online