Një prej xhevahirëve më të çmuar të Ajaksit quhet David Neres. Braziliani është treguar magjik këtë vit me klubin holandez, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane. 22-vjeçari është pjesë e Brazilit në Kupën e Amerikës. Për të kanë shfaqur interes konkret Evertoni dhe Arsenali.
Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë në këtë duel mës këtyre dy klubeve. Everton i ka financat për ta blerë. Probleme ka Arsenali, që i duhet të shesë para se të nisë një ofertë drejt Ajaksit. Neres është i qetë për të ardhmen e tij dhe ja lë gjithçka në dorë Zotit. Është i përqëndruar totalisht në fushën e lojës. Megjithatë, pohon se Premier Liga i pëlqen.
“Po përpiqem të qëndroj i qetë dhe të përqëndrohem në fushën e lojës dhe në kompeticionin, ku jam pjesë. Agjentët e mi po merren me ofertat që kanë ardhur. Nuk mund të them se Premier Liga nuk më pëlqen. Gjithmonë kam dashur të luaj atje, por e lë çdo gjë në dorën e Zotit”, u shpreh sulmuesi brazilian.