Moise Ken u bë lojtari më i ri që shënon në katër ndeshje të Serie A radhazi, që nga koha kur fitorja vlerësohej me tre pikë, duke thyer rekordin që mbahej nga Baloteli.
Ylli i Juventusit është krahasuar shpeshherë me “SuperMarion”, i cili shënoi tre ndeshje radhazi në Serie A në vitin 2009. Por me golin kundër SPAL-it, Ken shënoi në katër ndeshje, duke parakaluar ish-sulmuesin e Interit dhe të Milanit.
Një gjuajtje-kros nga Zhoao Kanselo u devijua nga Moise Ken, i cili shënoi golin e gjashtë në vetëm tetë ndeshje për Juventusin në Serie A. Me mungesën e Ronaldos në ndeshjet e fundit në Serie A, ka qenë Ken ai që ka udhëhequr Juventusin dhe ka shënuar gola të rëndësishëm. Një djalosh me një të ardhme të ndritur…