Tjetër “hall” për Cungun, një tjetër mesfushor përfundon në infermieri

Kukësi fitoi me jo pak vështirësi ndaj Kastriotit, teksa u deshën që Shameti dhe Uilliam të zhvlerësonin golin e Roxherit. Loja la jo pak për të dëshiruar, por kuksianët u justifikuan dhe me terrenin aspak të përshtatshëm që nuk i la lojtarët të tregonin aftësitë e tyre. Për objektivat që kanë verilindorët duhet me doemos vazhdimësia, por në horizont është një përballje mjaft e vështirë, pasi do të takohen me Laçin.

Ndeshja luhet sërish në “Elbasan Arena”, por me ndryshimin se bardhezinjtë konsiderohen si pritës këtë radhë. Dëmtimet kanë qenë problemi më i madh i Kukësit, teksa Musolli ka pësuar një dëmtim që do e mbajë jashtë dhe për disa muaj, ndërsa Rrumbullaku do të rikthehet vetëm në fundin  fazës së dytë. Gjithsesi, infermieria te Kukësi duket se nuk ka pushim, pasi një tjetër lojtar ka shfaqur probleme.

Arlind Kalaja është në dyshim për sfidën e radhës. Shkodrani ka një  problem në gju dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën e kësaj jave. Anësori vijon me intensitet terapinë, për të qenë i gatshëm që këtë sfidë. Kalaja ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje me Kukësin, megjithatë vetëm njërën nga katro sfida e ka nisur që nga minuta e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online