Tjetër dëmtim në kombëtare, kësaj radhe e pëson një mbrojtës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Gjermani, në kuadër të ndeshjeve të kualifikueseve të ndaj Islandës dhe Moldavisë. Në seancën e mëngjesit mesfushori Amir Abrashi u stërvit i veçuar, ndërsa në pasdite një tjetër lojtar u nda nga grupi për shkak dëmtimi.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili u pa teksa kryente vrapime rreth fushës gjatë seancës së orës 17:00. Futbollisti që aktivizohet në Kroaci me Hajduk Split ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë.

Komuniteti shqiptar në Frankfurt nuk e ka lënë pa shfrytëzuar ardhjen e kombëtares në qytetin e tyre.  Seanca e sotme stërvitore u ndoq nga një numër i vogël mbështetësish të ekipit tonë kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *