Kristiano Ronaldo nuk ia doli të triumfonte në Champions për të katërtin vit rresht. Portugezi dhe Juventusi i tij u befasuan nga Ajaksi, surpriza më e bukur e këtij sezoni, në fazën çerekfinale të kompeticionit.
Gjithsesi, CR7 nuk është ndarë pa çmim. UEFA ka zgjedhur 10 golat më të bukur të shënuar gjatë këtij sezoni në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
33-vjeçari është renditur i pari me golin e shënuar kundër Mançester Junajtid në Torino. Ishte 7 nëntori i vitit të kaluar. Djemtë e Murinjos triumfonin në fund, ndërsa Ronaldo kalonte bardhezinjtë në avantazh me anë të një perle që i mahniti të gjithë, madje edhe portierin De Gea.
Pas tij renditet Leo Mesi me golin e shënuar në gjysmëfinalen e parë kundër Liverpulit. Argjentinasi u tregua i saktë nga goditja e dënimit dhe lëshoi një predhë të pakapshme nga braziliani Alison.
Podi kompletohet nga Sadio Mane me golin e shënuar kundër Bajernit të Mynihut në Gjermani. Senegalezi mposhti Nojer me një gol shumë të bukur, duke i hapur rrugë kualikimit për më tej të The Reds.