Titulli “ha koka” trajnerësh, 4 vitet e fundit e faktojnë

Skënder Gega ikën kryelartë nga Partizani, pasi ktheu në kampin e kuq titullin kampin pas 26 vitesh. Tekniku nuk do të jetë në krye të “demave” për të mbrojtur titullin dhe nëse kthejmë kokën pas, në katër sezonet e fundit asnjë trajner kampion nuk ka qëndruar në kampionatin pasardhës.

Gjithçka ka nisur në fund të sezonit 2015-2016, atëherë kur Mirel Josa ngriti trofeun me Skënderbeun. Ishte një cikël me shumë suksese dhe tekniku kryeqytetas u rikthye të drejtonte Tiranën. Një vit më pas e pësoi Ernest Gjoka.

Kampion me Kukësin, por presidenti Safet Gjici mendon se e fitoi ai titullin kampion. Nëse kujtohet ndeshja me Skënderbeun, ndoshta ka edhe të drejtë. Gjithsesi, verilindorët në ndeshjet direkte me rivalët treguan forcën e tyre. Gjoka vijoi në kupat e Europës dhe eliminimi nga Champions-i bëri që presidenti Gjici ta shkarkonte.

Sezoni 2017-2018, Skënderbeu kampion dhe fitues i Kupës së Shqipërisë. Trajneri Ilir Daja e mbylli në fund të sezonit. Dënimi i UEFA-s ndikoi, ndërkohë që nga ana tjetër ai kërkonte edhe një sfidë të re. Largimet e shumta nga korçarët treguan se Skënderbeu nuk do të ishte favorit për titullin.  I fundit që largohet pas titullit kampion është Skënder Gega, për arsye personale.

Sezoni 2018-2019 | Partizani kampion, largohet Skënder Gega
Sezoni 2017-2018 | Skënderbeu kampion, largohet Ilir Daja
Sezoni 2016-2017 | Kukësi kampion, largohet Ernest Gjoka
Sezoni 2015-2016 | Skënderbeu kampion, largohet Mirel Josa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *