Borusia e Mënshengladbahut ka kompletuar transferimin e futbollistit të kombëtares gjermane Matias Ginter nga Borusia e Dortmundit.
Mbrojtësi 23-vjeçar, titullar në Kupën e Konfederatave, do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, me Dortmundin që merr 17 milionë euro, plus bonuse të ndryshme.
Qendërmbrojtësi, i cili te Dortmundi ka luajtur edhe si mesfushor para mbrojtjes, apo mbrojtës i djathtë, kërkohej edhe nga klube si Totenhemi e Hofenhajmi.
Kampion bote pa luajtur në vitin 2014, Ginter ka luajtur 14 herë për kombëtaren gjermane, përveç 103 ndeshjeve me Dortmundin prej vitit 2014, kur u transferua nga Frajburgu.
Gjithsesi, mbrojtësi nuk ndihej titullar i paprekshëm në Dortmund dhe drejtori sportiv i Dortmundit, Mikael Cork, zbulon: “Matias ka komunikoi dëshirën për të lënë klubin, për shkak të konkurrencës së madhe në mbrojtje, ndaj ne ia plotësuam dëshirën. E falënderojmë për gjithçka dhe i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen”.
BREAKING: @MatzeGinter will join #Borussia from @BVB later today, subject to a medical. #Fohlenelf pic.twitter.com/H8TzbdO7Xn
— Gladbach (@borussia_en) July 4, 2017