Nis odiseja e kuqe… Kosovë-Maqedoni-Bullgari

0

“Çuna, me jastëk me vete eeee…”. “Merrni edhe ndonjë gjë për të shtyrë rrugën, letra dhe karikoni mirë celularët”. “Hej, se harrova, po si na nisën me autobus, o vëlla”, – të tilla shprehje mund të gjenden dhe të dalin mjaft mirë nga goja e lojtarëve të Partizanit. Sot, do të nisë udhëtimi i tyre rreth Ballkanit për 1 ditë! Drejtuesit e kanë vendosur që ekipi të udhëtojë me autobus dhe tashmë gjithçka është gati për të startuar maratonën e maratonomakëve modern. Mund të vihet bast se Fan Noli, në ditët e sotme, do i bënte ndonjë poezi në “Facebook”. Zyra për shtyp e Partizanit ka vënë në dispozicion të gazetës agjendën që do të ndiqet për të mbërritur në Bullgari.

AXHENDA – Skuadra do të nisë udhëtimin ditën e sotme në mëngjes. Fillimisht, Partizani do të lërë Tiranën për të iu drejtuar Kosovës. Pasi të kalojnë edhe shtetin e Kosovës do të kalojnë në Maqedoni, pas shtetit fqinj radha i vjen Bullgarisë. Autobusi që do të transportojë “demat” do të kalojë përmes shtetit bullgar për të zënë vend në qytetin e Burgasit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.