Tiago Silva sheh nga Championsi: Do të japim gjithçka për të fituar në Itali!

Paris San-Zhermen mori mbrëmjen e kaluar fitoren e 12-të radhazi në po kaq sfida të luajtura në kampionatin francez. Një rekord absolut i parizienëve, të cilët duken të pandalshëm. Në sfidën e mbrëmshme ndaj Lilë, kryeqytetasit gjithashtu morën dhe një lajm të mirë, teksa Tiago Silva u rikthye nga dëmtimi dhe luajti si titullar.

PSG tashmë udhëton drejt Italisë, pasi mbrëmjen e së martës do të sfidojë Napolin në “San Paolo”. Kapiteni Tiago Silva e humbi përballjen e parë ndaj italianëve, por duket gati për sfidën e ardhshme. Lidhur me këtë ndeshje, braziliani ka folur për mediat franceze, teksa shprehet që është një ndeshje mjaft e rëndësishme për fatet e PSG në Champions.

“Kemi një ndeshje të nivelit të lartë që vjen dhe është absolutisht thelbësore që ne të fitojmë. Do të jetë shumë e komplikuar, pasi një humbje atje do të zbehte shumë shanset tona për të kaluar më tej. Duhet të jemi të përqendruar dhe të motivuar, të japim gjithçka. Kemi shumë respekt ndaj Napolit, pasi janë një ekip me nivel, por na duhet të fitojmë”.

“Të luash në “San Paolo” është diçka speciale, por dhe e vështirë në të njëjtën kohë. Nuk mbaj mend të kem fituar atje kur luaja për Milanin. Ndeshja nuk mbaron deri në fërshëllimën e fundit, sidomos në Napoli. Në rast se atje ke një avantazh me dy gola, sikur një gol të shënohet nga ata, ndeshja kthehet në një luftë të vërtetë”, përfundoi kapiteni i Parisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online