Thyhet tabuja, “ish”-i i Arsenalit ftohet nga kombëtarja kineze!

Nikolas Jenaris është një futbollist me origjinë qipriote. 26-vjeçari është rritur në lindje të Londrës, pasi nëna e tij emigroi për një jetë më të mirë. Ai është produkt i akademisë së Arsenalit. Jenaris është aktivizuar me të rinjtë e klubit londinez, për të kaluar më pas me ekipin e Brentfordit.

Pas aventurës jo pozitive si profesionist në Angli, Nikolas ka zgjedhur të transferohet në Kinë. Në skuadrën e Beijing Guoan që mban vendin e parë në kampionat, Jenaris e ka gjetur veten, teksa është një lojtar kyç i ekipit dhe një prej mesfushorëve më të mirë të kampionatit të largët.
Deri këtu gjithçka normale, por e veçanta e Jenaris qëndron diku tjetër. Së fundmi ai ka fituar një ftesë nga kombëtarja kineze e futbollit e drejtuar nga legjenda Marçelo Lipi. Kështu ai bëhet lojtari i parë i natyralizuar në histori, që është pjesë e kombëtares kineze.

Një tabu që nuk ishte thyer deri tani. Shteti i madh aziatik ndjek politika tepër nacionaliste dhe deri tani nuk e shikonte si diçka normale këtë gjë. Ndërkohë që kombëtaret e mëdha evropiane janë të mbipopulluara me lojtarë të natyralizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online