“Thumbimet” e Murinjos: Zidan i duhuri për Realin, por tani i nis karriera!

Zhoze Murinjo po pret me padurim rikthimin në stol. Portugezi u shkarkua në dhjetor nga Mançester Junajtid, ndërsa ka refuzuar 3-4 oferta gjatë kësaj periudhe. “Special One” është një trajner që ka fituar titullin kampion në katër vende të ndryshme (Portugali, Angli, Itali, Spanjë), ndërsa ka fituar Champions Ligën me Porton dhe Interin.

Në një prononcim për “Canal +”, Murinjo flet për dëshirën për t’u rikthyer sa më shpejt në një klub ambicioz dhe nuk i kursen thumbimet për Zinedin Zidan, trajnerin francez që fitoi Champions Ligën tre herë rresht me Realin e Madridit.

Më mungojnë stërvitjet gjithnjë e më shumë, ditë pas dite. Nuk mund ta fsheh diçka të tillë. Dua të fitoj një kampionat të pestë dhe një tjetër Champions me një klub të tretë. Zidan? Mendoj se ai është personi më i mirë për Realin, por nuk mund të flasim ende për një karrierë të tijën. Ai arriti në një kohë të shkurtër atë që nuk e ka arritur askush më parë, domethënë, fitimi i tre Champions Ligave rresht. Zizu po ndërmerr një hap në karrierë. I duhet të ndërtojë një skuadër, të marrë vendime, të blejë dhe të shesë lojtarë, të stërvisë dhe t’i japë një filozofi loje skuadrës”, komenton Zhoze Murinjo.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online