Teuta konfirmon largimin e Latif, gati zëvendësuesi

Sulmuesi Amadu Latif është larguar nga Teuta. Këtë gjë e konfirmoi vetë presidenti i klubit, Edmond Hasanbelliu për “RTSH Sport”, ku u shpreh se Latif nuk i përmbushi pritshmëritë dhe është shitur në Bjellorusi.

Latif shnëoi 9 gola për Teutën në gjysmën e parë të sezonit, me një mesatare 1 gol në dy ndeshje, por te klubi durrsak nuk kanë qenë të kënaqur me paraqitjet e ganezit dhe si pasojë, kanë vendosur ta largojnë dhe të mendojnë për një zëvendësues të tij.

Emri më i lakuar është ai i bullgarit Radoslav Vasilev, sulmuesi që aktivizohet në kampionatin bullgar të futbollit me skuadrën e Çerno Mores, ku aktivizohet që nga fillimi i sezonit të shkuar.

Vasilev nuk ka bërë një sezon të mirë deri më tani në Bullgari, pasi në 17 ndeshje, ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm tri herë, madje në emrin e tij është dhe një karton i kuq.

Radoslav Vasilev, 28-vjeç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *