Xhenoa do të presë Juventusin mesditën e sotme në “Marassi”. Një sfidë, që ka interes maksimal në shkallët e stadiumit, ku dhe biletat janë shitur të gjitha.
Gjithsesi, pavarësisht se stadiumi do të jetë i mbushur krejtësisht, tifozët vendas duket se janë tërbuar nga vendimi i Juventusit për të lenë pushim Kristiano Ronaldon. Të shumtë janë tifozët që mund të kenë blerë një biletë vetem për të parë yllin portugez nga afër dhe tashmë shohin që kjo mundësi i është sfumuar.
Diçka e çuditshme, teksa sheh që tifozët të mërziten se lojtari më i mirë i kundërshtarëve nuk do të luajë, por duke parë që bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon, ndoshta, diçka e tillë mund të justifikohet.