Kaka: Fiton Milani, golat i shënojnë Piatek e Paketa!

Rikardo Kaka është një ndër emrat më të dashur për tifozët e Milanit. Braziliani ka qenë pjesë e kuqezinjve në kohët e lavdishme të “djallit”, teksa në vitin 2007 fitoi dhe “Topin e Artë”. Tashmë, “djaloshi i artë” e ka mbyllur me futbollin dhe në kuadër të derbit ndaj Interit nuk mund të mungonte me një parashikim.

36-vjeçari ka thënë se derbi do të jetë i Milanit dhe se do të shënojnë Piatek dhe Paketa. Gjithashtu, Kaka komentoi momentin e mirë të kuqezinjve, ku merita të shumta i jep dyshes Maldini-Leonardo, por edhe trajnerit Gatuzo. Në fund edhe një koment mbi krahasimet me Lukas Paketën.

RIKTHIMI I MILANIT DHE DERBI – “Milani fiton sonte. Shënojnë Piatek e Paketa. Po kthehen një ekip i madh, Maldini dhe Leonardo po punojnë mirë. Ekipi po rritet me hapa të shpejtë, buxheti po përmirësohet, gjë që është mjaft e rëndësishme. Merita të mëdha ka dhe Gatuzo. Rino e ka në ADN-në e tij Milanin dhe nëse e kthen në Champions do të ishte perfekte.”

PIATEK-PAKETA – “Krahasimet nuk më pëlqejnë, nuk janë të drejta. Paketa erdhi në moshë të re dhe Milani i besoi. Në rrugën e tij në Evropë, Leonardo do të jetë mjaft i rëndësishëm, ashtu siç ishte për mua. Është një brazilian i rritur te Flamengo, gjë që krijon përsëri lidhjen mes Milanit dhe Brazilit. Paketa dhe Piatek do të krijojnë historinë e tyre, nuk kanë pse të mendojnë për të tjerët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online