Tensionet “Ukrainë – Rusi”, rrezikohet transferta e Arsenalit

0

Tensionet e fundit ushtarake midis Ukrainës dhe Rusisë mund të bëhen shkak për anulimin e takimit midis Vorksla Poltavës dhe Arsenalit. Ndeshja e programuar të luhej ditën e nesërme në qytetin Poltavës u zhvendos në kryeqytetin ukrainas Kiev me urdhër të UEFA-s.

Vendimi i parlamentit ukrainas për vënien në fuqi të ligjit martial në disa provinca ka shqetësuar zyrtarët e UEFA-s, të cilët janë munduar të shmangin anulimin e takimit të vlefshëm për fazën e grupeve të Europa League.

Në një lajmërim të fundit, UEFA , ka bërë të ditur se është duke monitoruar situatën në Ukrainë dhe në rast përkeqësimi të situatës midis dy shteteve në konflikt, takimi nuk do të luhet.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.