VIDEO | “Vullkani” Murinjo, goli ndaj Jang Bojsit “çmendi” portugezin

Zhoze Murinjo është një prej trajnerëve që tërheq më shumë vëmendje, për sjelljet e tij si gjatë ndeshjeve ashtu dhe në jetën e përditshme apo dhe në konferenca. Portugezi është në një moment të vështirë, pasi Junajtid nuk është aty ku të gjithë prisnin. “Djajtë e kuq” shfaqën probleme edhe në ndeshjen me zviceranët, pasi u desh një gol në minutat e fundit nga Felaini, që situata të ndërlikoje dhe të arrihej kualifikimi.

Në momentin e golit, Murinjo nuk e ka përmbajtur veten, aq sa ka kërkuar që të çlirojë të gjithë brengën që kishte në vete. Sapo ka parë që arbitri ka sinjalizuar golin për të tijtë, ai menjëherë ka kapur një prej mbajtëseve të ujit dhe e ka përplasur në tokë me sa fuqi kishte.

Kur shënon një gol ka shumë mënyra për të festuar, por ka dhe raste kur gëzimi shfaqet duke shfryrë inatin. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë “bëma” e radhës e trajnerit të Junajtid!

https://twitter.com/TheManUtdWay/status/1067537887175028741

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online