Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi, ka dhënë një intervistë për “RTSH SPORT”, në prag të transfertës ndaj Karabak. Futbollisti vlonjat ka përmendur disa aspekte të lojës ku skuadra e tij duhet përmirësuar, ndërsa ka theksuar se grupit nuk i mungon besimi për përballjen ndaj kampionëve të Azerbajxhanit.
“Mendoj se për të korrigjuar janë vetëm daljet në sulm dhe disi mbajtja e topit. Nëse veprojmë më mirë se ndeshjen e parë gjatë kundërsulmeve, jam i bindur se do t’ia dalim të shënojmë gol”
“Partizani në këtë ndeshje të kthimit shkon si një ekip i fortë, këtu bëmë një ndeshje të mirë e panë të gjithë. Besimi nuk mungon. Ne besojmë shumë, pasi të gjithë e panë në ndeshjen e parë që dhe ne jemi një ekip i fortë. Sot u stërvitëm për goditjet e 11-metërshave, pasi nuk i dihet, ndeshja mund të mbyllet pa gola, por e mira është që ne të shënojmë”.