Të pakalueshëm dhe të frikshëm, mbrojtësit të fitojnë tituj

Edhe pse Zhoze Murinjo është një person i polemikave dhe i fjalëve ndonjëherë të thëna në nerva e sipër, një shprehje e portugezit i ka dhënë shumë futbollit dhe mbahet mend ende dhe sot e kësaj dite: “Sulmi të fiton ndeshje, mbrojtja të fiton tituj”. Vështirë për të thënë se kjo është një shprehje origjinale e portugezit ose e huazuar, por një gjë është e sigurt: Kjo shprehje qëndron!

Shumë klube shpenzojnë shifra të çmendura për të transferuar sulmues, por në vitet e fundit, skuadrat kanë filluar të paguajnë shifra faraonike dhe për mbrojtës. Gjithçka nisi me Van Dijk, më pas me Lenglet, Laporte, Stones e së fundmi Manolas e De Ligt.

Ekipet në Europë janë përforcuar ndjeshëm në prapavijë, me Liverpulin që ka mbrojtësin më të mirë në botë të momentit, me Napolin që ka bashkuar Kulibali me Manolas, me Juventusin që siguroi firmën e De Ligt dhe me Barcelonën që vazhdon të mos ketë probleme në prapavijë me dyshën Pike-Lengle. Më poshtë, janë dhe ekipet me dyshen e qendrës së mbrojtjes më të mirë në Europë.

1 – Juventus (De Ligt – Bonuci)

2 – Napoli (Kulibali – Manolas)

3 – Barcelona (Pike – Lenglet)

5 – Real Madrid (Ramos – Varan)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online