Të gjithë kundër Bonuçit, tani e “thumbon” edhe…Dortmundi

Leonardo Bonuçi është lojtari më i kritikuar në Itali në këto momente. Shkak për këtë është bërë një deklaratë e tij në përfundim të ndeshjes Kaljari – Juventus, ku kolegu i tij Moize Ken u bë viktimë e thirrjeve raciste (tifozët imituan në kor zhurma majmunësh).

Në intervistën pas ndeshjes Bonuçi tha: “Mendoj se faji për këtë është 50 me 50”. Qendërmbrojtësi kritikoi festimin e bërë nga  Ken që bëri pas shënimit të golit.

Reagimet për këtë deklaratë kanë qenë nga më të ndryshmet. Futbollistë si Rahem Stërling, Mario Baloteli  dhe Jaja Ture kanë kritikuar italianin, ndërsa një mënyrë origjinale për të “thumbuar” 31-vjeçarin ka ardhur nga klubi i Dortmundit.

Në llogarinë zyrtare të skuadrës gjermane është postuar një foto të Bonuçit, teksa driblohet nga Marko Rojs dhe në mbishkrim është vendosur një “emoji” e një majmuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online