Të enjten zyrtarizimi, PSG “rrëmben” yllin e Junajtid

Mançester Junajtid i është dashur të heqë dorë nga një yll si Ander Herrera, i cili do të largohet falas pas përfundimit të kontratës në fund të qershorit të kaluar. “RMC”, nëpërmjet gazetarit Muhamed Buhafsi zbulon se 29-vjeçari ka arritur marrëveshjen me PSG.

Ditën e enjte do të udhëtojë drejt Parisit për të zyrtarizuar gjithçka. Më pas, ditën e hënë do të jetë i gatshëm për grumbullimin e parë të skuadrës. Herrera vjen pa asnjë harxhim në “Parc de Princes”. Spanjolli pritet të mbulojë hapësirën e lënë bosh nga largimi i Rabiot, për të qenë partneri i Verratit në mesfushë.

Mesfushori lë Junajtid pas pesë vitesh. Në vitin 2014 “Djajtë e Kuq” e blenë për 36 milionë euro nga Atletik Bilbao dhe tani do i duhet të heqin dorë, duke e lënë të largohet me parametra zero. Ofertat për të ishin të shumta, me kampionët francezë që u treguan më këmbëngulësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online