Tare sulmon tifozët: Çfarë turpi, kjo Lacio meriton më shumë!

Një gol i Ben Jeder i dhuroi fitoren Seviljes në “Olimpico” përballë Lacios vendase në ndeshjen e parë të këtij raundi në Ligën e Europës. Bardhekaltrit nuk arritën të evitonin humbjen dhe tashmë do e kenë tepër të vështirë në Andaluzi, aq më tepër kundër një ekipi ekspert në këtë kompeticion.

 Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka mbetur i zhgënjyer me tifozërinë në sfidën e mbrëmshme. Vetëm 22 mijë të pranishëm në “Olimpico” dhe shqiptarit nuk i ka pëlqyer kjo situatë e krijuar. Ekipi ka nevojë për pasionin e tifozëve, por kësaj radhe shkoi dhe më keq se në ndeshjen e grupit kundër gjermanëve të Ajntrahtit të Frankfurtit.

 Mendoja se kisha parë diçka shumë të keqe përballë Ajntrahtit të Frankfurtit, kur në stadiumin tonë ishim në minorancë si tifozëri. Por kësaj radhe ishte akoma më keq. Roma është një pjacë e nxehtë dhe tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne. Kjo skuadër meriton një prezencë më të madhe të tifozëve në stadium. Dua t’i falënderoj ata që ishin të pranishëm, por kisha pritur një tifozëri të aftë që të luante rolin e lojtarit të 12-të për Lacion”, përfundon Igli Tare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online