Tare projekton goditjen e radhës,  ia vë syrin yllit të Portos

Lacio nuk shpenzon shuma marramendëse në tregun e transfertave që që prej fillimi të viteve 2000, ku çmenduritë në merkato e çuan klubin në prag të falimentit. Pavarësisht, buxhetit të ulët, Igli Tare ka arritur të bëjë një punë fenomenale vit pas viti, duke marrë lojtarë cilësorë me kosto të arsyeshme.

Shënjestra e ardhshme e Tares është sulmuesi algjerian i Portos, Jasin Brahimi. 28-vjeçari luan prej pesë sezonesh në Portugali, ku sezonin e kaluar u shpall lojtari më i mirë i kampionatit portugez, duke luajtur rol kyç në fitimin e titullit kampion.

                                                                Jasin Brahimi

Aspekti më interesant i këtij transferimi është se gjithçka mund të kryhet me kosto 0, pasi kontrata e algjerianit me “gjigantin” portugez mbaron në fund të këtij sezoni, por kjo do të thotë se lojtari do të kërkojë një pagë vjetore prej të pakën katër milionë eurosh në sezon, që do të ishte një rekord  te Lacio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online