Histori/ Klubi më i vjetër në botë: shpiku rregullat e lojës dhe ka tifoz legjendën Pele

Në vitin e largët 1857, bota u prezantua me një disiplinë të re, që në më pak se një shekull u shndërrua në sportin më popullor në planet. Klubi i parë i futbollit, i krijuar në historinë e njerëzit është Shefilld Fc. Një skuadër, e cila ka tifozë në të gjithë globin, ku me speciali është padyshim Pele.

Dikur legjenda e futbollit brazilian dhe i etiketuar si lojtari më i mirë në histori, dikur ka thënë: “Nëse Shefilld Fc nuk do të ekzistonte, atëherë nuk do të ekzistoja as unë!”. Në një farë mënyre, Pele kishte plotësisht të drejtë.

“Klubi”, siç njihej me emrin fillestar, është klubi i parë i futbollit në botë. Ai u krijua nga Sër Nataniel Kresuik dhe Uilliam Prest, të cilët ishin pjesë e klubit lokal të Shefilld në kriket. Fillimisht, ndeshjet e futbollit të organizuara prej tyre ishin “Të Martuarit kundër Beqarëve” apo “Ustallarët kundër Të Tjerëve”.

Në ndeshje merrnin pjesë anëtarët e “Klubit”, ndërsa një vit pas themelimit, më saktësisht më 1858-ën, Kresuik dhe Prest zhvilluan një mbledhje, në të cilën përcaktuan edhe rregullat e lojës. Të njohura ndryshe si “Rregullat e Shefilldit”, ato përbëjnë rregulloren e parë të sportit të futbollit. Aty u lejua për herë të parë që topi mund të goditej me kokë, shpikën shtyllat e portës, përcaktuan goditjet e dënimit ashtu si edhe të goditjeve të këndit dhe për herë të parë hodhën idenë e zhvillimit të ndeshjeve me drita.

Në vitin 2004, FIFA i akordoi klubit të Shefilld FC “Urdhërin e Meritës”, e cila u jepet personave apo shoqatave që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e futbollit. Ata dhe Reali i Madridit janë dy klubet e vetëm që janë nderuar me këtë çmim prestigjoz.

 

Gjatë përvjetorit të 150 të krijimit të klubit, ishte braziliani Pele ai që prezantoi skuadrën me të cilën Shefilld Fc luajti në miqësore ndaj italianëve të Interit, në një mbrëmje ku Mario Baloteli debutoi në tokën britanike. Tashmë, edhe pas ekzaktësisht 161 viteve histori, klubi mbetet në aktivitet. Skuadra i luan ndeshjet në “BT Local Business Stadium” në Dronfilld, Derbishajër, ndërsa ka tifozë dhe simpatizantë nga e gjithë bota.

Por, me futbollin, që është kthyer gjithmonë e më tepër në një sport komercial dhe ku janë milionat ato që bëjnë diferencën në fushë, ashtu si edhe klubet e tjerë historikë, edhe Shefilld ka patur shumë ulje dhe ngritje. Aktualisht ata luajnë në “Northern Premier League Division One South”, që në piramidën e organizimit të futbollit anglez është liga e tetë e futbollit. Pavarësisht kategorisë së ulët, Shefilld Fc mbetet aty, me statusin e klubit më antik në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online