Tare “ngel thatë”, sulmuesi brazilian prezantohet në Angli

Igli Tare si rrallëherë ka dështuar në operacionin e sjelljes së një talenti në Romë. Uesli  është zyrtarizuar ditën e sotme në skuadrën e Aston Vilës. 22-vjeçari vjen nga Kampionati Belg, ku është aktivizuar me skuadrën e Club Brugge. Anglezëve u është dashur të paguajnë plot 24.5 milionë euro për ta sjellë në ishull.

Siç edhe informon Aston Vila, talenti regjistron 125 ndeshje zyrtare dhe 38 gola. Sezoni i fundit ishte më produktivi, ku e dërgoi plot 13 herë topin në rrjetë. Aktiviziohet si sulmues dhe është shpallur Lojtari i Ri i vitit në Belgjikë. Gjithashtu, braziliani me skuadrën e tij është shpallur dy herë kampion Belgjike.

Uesli ishte një dëshirë e vjetër e Igli Tares. Talenti ndiqej që verën e kaluar nga drejtori lacial. Këto ditë vlonjati ishte në bisedime intensive me përfaqësuesit e lojtarit, po të luajturit në një kampionat si Premier Liga ishte ajo që e tundonte më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online