Tare: Musakio u rrëzua sikur ta kishin qëlluar, na u mohua penallti

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, pas humbjes së pësuar kundër Milanit, nuk duroi dhe u zbraz ndaj arbitrit Roki.Historia e një vdekjeje të paralajmëruar. Ajo që patëm frikë se do të ndodhte, ndodhi. Të vjen keq të shkosh në shtëpi duarbosh pas një ndeshjeje të madhe. Meritonim që tre pikët të vendoseshin nga fusha dhe jo nga episodet arbitrale”, u shpreh fillimisht për DAZN vlonjate i skuadrës romake.

“Penalltia për Milinkoviç-Saviç? Mbi të gjitha dua të përmend shpejtësinë me të cilën Roki i dha penalltinë e parë Milanit. Ne mund ta shohim nga mijëra metra që nuk ishte penallti. Te penalltia e dytë Musakio rrëzohet sikur të kishin qëlluar me armë mbi të. Pastaj mungon penalltia për ne. Kundër Milinkoviç u bë një faull i dukshëm. Nuk ka vlerë të bësh garë për të thënë ishte apo jo penallti, kush ka luajtur futboll e di që të paktën një dyshim të lind, kur e sheh përsëri” , shtoi Tare.

Në fund vlonjate tha: “Arbitrat janë në borxh me ne, kjo që nga viti i shkuar. Nuk më pëlqen të bëj viktimën, por nuk e meritojmë këtë që po na ndodh. Le ta pranojmë , shohim përpara, sfida e kampionatit u mbyll dhe le të kërkojmë hakmarrje në Kupën e Italisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online