Takimi Paratiçi-Rajola, zbardhen planet e Juventusit

Juventus ka formuar një ekip shumë të fortë prej vitesh, ndërsa sivjet kanë kontingjentin më të mirë të këtyre viteve të fundit. Objektivi i bardhezinjve nga Torino është fitimi i Champions-it dhe djemtë e Alegrit janë ndër favoritët kryesorë në këtë sezon.

Fabio Paratiçi

Afrimi i Kristiano Ronaldos ka rritur entuziazmin, besimin, kualitetin dhe eksperiencën e ekipit, që ka bërë një nisje fantastike të sezonit. 10-të ndeshje, të gjitha fitore. Alegri ka dhe një stol të fortë, çka i shton alternativat. Pavarësisht nisjes së mirë dhe formës fantastike, drejtuesit e Juventusit po mendojnë për përforcimin e skuadrës.

Fabio Paratiçi, drejtori sportiv i klubit, është takuar para disa ditësh me Mino Rajolën, ndërsa ka programuar një tjetër takim me të. Marrëdhëniet e juventinit me menaxherin e famshëm janë shumë të mira dhe palët do të ulen në tryezë për të zgjidhur shumë çështje. Blerja, largime dhe rinovime kontratash. Katër janë temat kryesore, duke nisur nga Pol Pogba, Moize Kin, Blaise Matuidi dhe Matijs De Ligt.

De Ligt dhe Pogba

Francezi i Mançester Junajtid është ëndrra e bardhezinjve dhe lojtari do të ishte i lumtur të rikthehej në Torino. Kjo tratativë është pothuajse e pamundur të kryhet në janar dhe po punohet për afrimin e tij në verë.

Ndryshon situata sa i përket talentit 18-vjeçar. Juventus e vlerëson shumë sulmuesin, kërkon të rinovojë me të, për ta huazuar më pas. Kontrata e Kin skadon në vitin 2020, ndërsa çmimi i kartonit të tij sillet rreth shumës së 20 milionë eurove.

Moize Kin

Një tjetër lojtar të cilit i skadon kontrata në vitin 2020 është Blaise Matuidi. Palët dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin, por nuk duan të nxitohen. Mendohet se francezi do të rinovojë në fillimin e vitit të ri, duke vazhduar të jetë një pikë e fortë në mesfushën e Alegrit.

Për ta mbyllur me talentin e mbrojtjes së Ajaksit. 19-vjeçari De Ligt është një emrat më të kërkuar, me Juventusin që e pëlqen shumë. Bardhezinjtë kërkojnë një mbrojtës, ndërsa Paratiçi po e ndjek prej kohësh holandezin. Qëllimi është arritje e një akordi me lojtarin për ta transferuar në verë në Torino. Të gjithë lojtarët e sipër përmendur menaxhohen nga Rajola dhe takimi i Paratiçit me të do të zbardhë shumë gjëra dhe do të qartësojë gjithçka.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online