Tjetër vlerësim për Strakoshën, mes më të mirëve në Europë!

Thomas Strakosha është numri 1 i portës së Lacios, por tani konsiderohet dhe si portieri i parë i Shqipërisë. Vetë 23 vjeç dhe me një të ardhme të ndritur. Ndonëse shumëkush mund të kishte menduar se do të ecë në hijen e babait të tij, tani ai ka krijuar profilin e tij dhe ka nga ata që Foto Strakoshë i thonë babai i Thomasit dhe jo anasjelltas.

Shifrat janë në favor të “gardianit” i cili së fundmi është përfshirë në listën e lojtarëve më të mirë nën moshën 23 vjeç. Nuk bëhet fjalë për një statistikë të thjeshtë, por “BeSoçer”, i është referuar “ELO”-së, që merret me grumbullimin dhe analizat e skuadrave dhe lojtarëve. Funksionin me sistem pikësh dhe Strakosha ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, kjo pasi ka marrë 5 pikë së fundmi dhe tani renditet mes më 5të mirëve.

Gjithçka lidhjet me paraqitjet në Seria A, kur pas 8 ndeshjes, ai ka pësuar gola me një mesatare prej 1.1 golash për ndeshje. Po ashtu edhe fakti se po luan si kuqezi është një bonos. Një vlerësim i vogël, por që tregon dhe një herë tjetër se ai vijon të rritet dhe Shqipëria për një dekadë e gjysmë të paktën e ka katërkëndëshin e portës të siguruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online