Mbas tri javësh, bashkëpunimi 7-vjeçar midis Xhuzepe Marotës dhe Juventusit do të marrë fund, por drejtori ekzekutiv i Juventusit nuk ka ndërmend të lajë duart njëherë e përgjithmonë nga futbollit. Sipas “Tuttosport” drejtori në ikje të Juventusit shumë shpejt mund ta shohim në tribunën “VIP” të San Siros.
TAKIMI ME STIVEN ZHANG –Gazeta italiane raporton se Marota është takuar në person me djalin e pronarit të Interit, Stivën Zhang. I riu kinez më pas ka vazhduar kontaktet me Marotën me anë të një telefonate të gjatë dhe akordi mes palëvë është vetëm çështje kohë.
PROJEKTI DHE PAGA – Marota cilësohet si njeriu që mund të luajë një rol kyç në ngushtimin e hendekut financiar mes Interit dhe Juventusit. Për të siguruar shërbimet e italianit, kinezët e “Suning” i kanë ofruar atij një kontratë nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro në sezon dhe do të ketë liri të plotë veprimi.