Nga Anglia në Itali, Championsi me duele “zjarri”

Pas surprizave të mbrëmjes së kaluar, sot në “UEFA Champions League” është momenti i dueleve të mëdha. Nga Anglia në Itali, vëmendja kryesore do të jetë te duelet, Totenhem-Barcelona dhe Napoli-Liverpul. Gjithashtu ne Holandë, PSV-Inter është një ndeshje  interesante.

GRUPI A – Në grupin A pas fitoreve në ndeshjet e para pretendentët kryesorë për të kaluar më tej, do të provojnë të konfirmohen, teksa presin në shtëpi respektivisht Klub Bryzh dhe Monako. Në letër Atletiko i Madridit mund të ketë një ndeshje më të lehtë se sa Dortmund, megjithëse forma aktuale e Monakos nuk është se tremb shumë ambientin verdhezi.

GRUPI B – Totenhemi dhe Poçetino janë “të dënuar” të paktën të marrin pikë në sfidën ndaj Barcelonës, pas humbjes kundër Inter gjatë ndeshjeve të para. Barcelona në krizë totale, duhet patjetër të bëjë kthesën, teksa ambienti tek katalanasit duket shumë i zymtë, pas përplasjeve të fundit mes Mesit dhe Pikes. Ndërkohë Inter udhëton drejt Eindhovenit ku do të luajë ndaj PSV. Një provë force për të besuarit e Spaletit, teksa kundërshtarët holandezë, po përjetojnë një fillim sezoni mjaft të mirë dhe do të jetë një sfidë shumë e vështirë.

GRUPI C – Në grupin C mbrëmjen do ta hapë PSG. Në orën 18:55 parizienët presin Cervena Zvezdën, në një sfidë të thjeshtë në letër. Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Liverpul, francezët nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores në këtë përballje. Ndërkohë në orën 21:00, do të kulmojë çdo gjë me duelin e “zjarrtë” midis Napolit dhe Liverpul. Në “San Paolo” vihen përballë Ançeloti dhe Klop. Napoli, pas barazimit zhgënjyes në fushën e Cervenës ndeshjen e parë duhet të reagojë, në rast se pretendon të kalojë më tej, ndërsa Liverpuli i Klop shfaqet më i qetë, kjo dhe për shkak të fitores në ndeshjen e parë ndaj PSG.

GRUPI D – Ndër grupet më të ekuilibruara të këtij Championsi është grupi D. Si fillim, Lokomotiva e Moskës dhe Shalke do të përballen mes tyre në Moskë, në orën 18:55. Më pas në mbrëmje, Porto do të presë në “Dragao”, turqit e Gallatasarai. Dy sfida që priten të jenë mjaft të ekuilibruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online