Arsenali niset drejt Azerbaixhanit, politika lë pa biletë fantazistin e “topçinjve”

Stafi teknik dhe lojtarët e Arsenalit janë nisur para pak orësh drejt Azerbaixhanit, ku do të luajnë ndaj kampionëve vendas të Karabakut, ekip në të cilin aktivizohet dhe lojtari i kombëtares shqiptare Ansi Agolli.

Në këtë transfertë trajneri Unai Emeri nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin, Henrik Mkhitarjan. Mungesa e armenit nuk vjen si pasojë e dëmtimeve ose  pezullimeve, por nga kombësia e lojtarit të “topçinjve”.

Azerbaixhani ia ndalon me ligjin shtetasve armen hyrjen në territorin e  shtetit të tyre, kjo për shkak të konflikteve që ekziston midis dy kombeve për shkaqe territoriale. Vlen të përmendet se kjo nuk është here e parë që Mkhitarjan është detyruar të mos udhëtojë me skuadrën e tij, pasi e njëjta gjë ka ndodhur në vitin 2014 kur Dortmundi u ndesh po me Karabagun.

Ndërkohë në horizont është një problem akoma dhe më i madh, pasi finalja e këtij edicioni të Europa League zhvillohet në kryeqytetin e Azerbaixhanit, Baku, çka do të thotë se nëse Arsenali arrin në finale Mkihtarjan s’do të mund të kontribuoj në takimin final të turneut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online