Syle: E meritoj vendin e titullarit, te Bajerni një gabim të dërgon në stol

0

Niklas Syle ka fituar “betejën” me Zherom Boateng dhe tani është një titullar i padiskutueshëm i mbrojtjes së Bajernit. Në një intervistë për medien gjermane “Sport1”, 23-vjeçari flet hapur dhe thotë se kjo vjen si rezultat i paraqitjeve të mira që i janë dhënë.

“Kam pasur mundësinë që të luaj shumë ndeshje. Jam shumë i lumtur me çfarë kam bërë. Mendoj se kam fituar besimin e të gjithëve dhe gëzoj mbështetjen e të gjithëve në klub”.

KONKURRENCA – “Te Bajerni duhet të luash mirë në çdo ndeshje. Të gjithë lojtarët janë të dubluar. Nëse luan një ose dy ndeshje të dobëta, je menjëherë jashtë formacionit”, tha mbrojtësi gjerman.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.