Simulimet, droga dhe e ardhmja, Nejmar: Nuk bëj kurrë teatër, këtu si në Spanjë!

0

Nejmar është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm dhe shumë i talentuar, por braziliani nuk po arrin të bëjë hapin e madh cilësor për t’u bërë një kampion i madh. Driblimet i ka në gjak, ashtu si dhe simulimet, pavarësisht se sulmuesi i PSG mendon të kundërtën.

Në një prononcim për “Canal +”, braziliani qartëson të ardhmen e tij dhe ndalet te akuzat e shumta të tifozëve të ndryshëm dhe gjatë festave e akuzuan për përdorim droge, gjë që nuk është e vërtetë sipas 26-vjeçarit.

Shumë njerëz flasin për një kalim timin në një klub tjetër pa dhënë informacione të sakta. Ata spekulojnë vetëm me emrin tim, por tashmë nuk ka gjë konkrete që i bën të flasin. Jam i lumtur që flitet kaq shumë për mua, sepse do të thotë që jam ndër lojtarët më të mirë në botë. Më parë nuk isha mësuar me këto situata, nuk ndihesha i qetë, ndërsa tani jam pjekur dhe arrij t’i përballoj pa problem. Shumë kanë pohuar se kam marrë drogë për vitin e ri, por nuk është e vërtetë. Jam paksa i çmendur, por jo i trashë dhe e konsideroj veten një atlet të madh.”

“Kur flitet për Nejmarin, të gjitha lajmet amplifikohen, si ato pozitive dhe ato negative, por tashmë jam mësuar. Në Paris ndihem si në shtëpi. Nuk kam patur probleme përshtatje në futbollin francez, madje ka qenë më e thjeshtë sesa e mendoja. Ligue 1 ngjan me kampionatin spanjoll sa i përket stilit të lojës. Në fillim ka vuajtur paksa transferimin, por tashmë jam mësuarKam vuajtur shumë faullet që pësoj, por nuk kam bërë kurrë teatër. Mbrojtësve u është dashur të më markojnë në atë mënyrë, pasi kishin nevojë të bënin një gjë të tillë. Nëse do të më linin të qetë, me shumë mundësi ekipi im do të përfitonte shumë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.