Suso “shtang” kuqezinjtë: Ndihem mirë te Milani, por…

Një ndër protagonistët më të mëdhenj të ekipit aktual të Milanit, është padyshim Suso Fernandez. Spanjolli prej kohësh është pika më e rëndësishme për kuqezinjtë dhe këtë gjë e ka konfirmuar dhe në këtë sezon.

Paraqitjet e mira të mesfushorit të avancuar kanë rënë sy të klubeve më të mëdhenj në Europë dhe klauzola e ulët që ka 24-vjeçari e bën të jetë një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato. Interes ka pasur së fundmi dhe nga Reali i Madridit dhe lidhur me këto zëra, Suso ka folur për mediat nga grumbullimi i kombëtares spanjolle.

“Ndihem i rëndësishëm te Milani. Jam i lumtur dhe kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Gatuzo. Trajneri është njësoj me atë që ka qenë kur luante, nuk e ka humbur intesitetin dhe grintën që kishte kur luante. Pastaj, kur mbaron stërvitja ai është më i sjellshmi dhe personi më i afërt që mund të kesh parë ndonjëherë. Është njeriu i duhur dhe është perfekt për Milanin”.

“Interesi i Realit? Kultura italiane është e ngjashme me atë spanjolle. Ndihem shumë mirë te Milani, por është gjithmonë bukur të luash në shtëpi. Kur klubet më të mëdha në Botë janë pas teje, të bën të ndihesh i lumtur dhe do të thotë që po eci mirë. Të luash për një ndër klubet më të mëdha në Botë, si Milani është diçka që të bën vetëm të lumtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online