Dëmtimi i Eros Grezdës, kjo foto tregon shumë gjëra!

Kristian Panuçi nuk e ka pasur mundësinë deri më tani ta ketë grupin e futbollistëve të plotë. Ermir Lenjani është larguar nga grumbullimi së bashku me Alban Hoxhën, ndërkohë Metz nuk ka lejuar Ivan Balliun t’i bashkohet kuqezinjve.

Elseid Hysaj është i pezulluar me kartonë, ashtu si Migjen Basha. Së fundmi shqetësime ka shfaqur edhe mesfushori Emanuele Ndoj. Futbollisti i Breshias ka punuar i diferencuar ditën e sotme. Shpresohet që lojtari me origjinë nga Mirdita të mos ketë ndonjë problem madhor.

Sa i takon Eros Grezdës, ai vijon të jetë nën vëzhgimin e stafit mjekësor. Sërish nuk ka punuar së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Sikurse shihet edhe nga fotot e siguruara nga seanca e sotme stërvitore, fashimi në pulpën e sulmuesit anësor është goxha i madh.

Deri më tani nuk bëhet me dije situata e tij. Të gjithë presin që Grezda të jetë gati për ndeshjen me Skocinë, ndaj edhe me shumë mundësi nuk po rrezikohet shumë me të dhe po lihet të punojë i diferencuar deri kur të jetë gati plotësisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online