Surprizë nga Evertoni, transferon për 45 milionë € talentin brazilian

Klubet angleze duket se do të jenë “mbretërit” e shpenzimeve të merkatos së kësaj vere. Evertoni është skuadra më e fundit që ka shpenzuar një shifër të konsiderueshme për të përforcuar repartin e sulmit.

Blerja më e fundit e ekipit nga qyteti i Liverpulit është sulmuesi brazilian Riçarlison, transferimi i të cilit nga Uatfordi ka kushtuar 45 milionë euro, shifër kjo që mund të rritet në bazë të performancës së lojtarit.

Gjatë sezonit që sapo lamë pas, Riçarlison realizoi pesë gola, si dhe regjistoi pesë asistime për shokët e ekipit. Braziliani është vetëm 21 vjeç dhe rol kyç në transferimin e tij pati trajneri i ri i Evertonit, Marko Silva, i cili punoi me sulmuesin e ri gjatë sezonit të kaluar, ku drejtoi skuadrën e Uatfordit për disa muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online