Bilanci i Kukësit, pa stadium ka shumë humbje

Kukësi luan për të gjashtin sezon në arenën ndërkombëtare, megjithatë çdo vit është i detyruar që të “shtegtojë” për të gjetur shtëpi të përkohshme vetëm për ndeshjet e Europës. Më shumë se një zgjidhje mund të quhet një minus për nënkampionët me presidentin Gjici që më shumë duket se shpenzon sesa përfiton.

Në Shkodër në ndeshjen e fundit ishin shumë pak tifozë, aq sa nuk shkonte as në 400 numri i biletave të shitura. Një numër shumë i vogël tifozësh, duke marrë në konsideratë faktin se bëhej fjalë për një ndeshje Champions-i. Arkëtimi nga biletat mund të thuhet se ishte minimal dhe nxjerr me minus Kukësin. Në Shkodër normalisht që drejtuesit paguajnë një qera të majme, aq më tepër që luajnë dhe në një impiant me sistem ndriçimi, çka e rrit koston akoma dhe më shumë.

“Zeqri Ymeri” është një premtim i madh, por deri më tani asgjë. Punimet nuk kanë nisur dhe edicionin e ardhshëm verilindorët do të zhvendosen në Shkodër, ku me shumë gjasa nuk është se do të kenë shumë tifozë, me përjashtim të ndeshjeve me rivalët direkt për titull.

Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, Kukësi do të kishte arkëtuar jo pak të ardhura nëse ndeshjet do t’i luante në shtëpi.

Çmimet e biletave kanë qenë mjaft optimale me Kukësin, me mesataren prej 300 lekësh të reaj. Nëse Kukësi do të kishte në një ndeshje në shtëpi 5000 tifozë do të përfitonte 15 milionë lekë të vjetra dhe për 2 ndeshje 30 milionë lekë të vjetra. Një shifër e konsiderueshëm, duke marrë parasysh që nuk do të ishte nevoja as për të paguar qera dhe skuadra do të kishte një mbështetje të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online