Superiorja nuk ndalet, zbulohet plani i javës së 23-të

Java e 22-të në Superiore dhuroi shumë ndeshje të bukura, me Teuta-Kukësi që mund të cilësohet si ndër më të bukurat e sezonit. Skuadra durrsake arriti të përmbysë nënkampionët në pjesën e dytë, duke triumfuar 2-1. Progni realizoi supergol, ndërsa Arapi me golin e tij të parë me fanellën e Teutës bëri që goli i Rexhinaldos në pjesën e parë të mos kishte vlerë. Edhe takimi mes Tiranës dhe Luftëtarit ishte një sfidë shumë e bukur, me bardheblutë që morën një pikë në limite falë një “perle” të Kobina.

Në sekondat e fundit, edhe Kastrioti mposhti Kamzën, duke bërë që Ernest Gjoka të mos jetë më trajner i skuadrës periferike të kryeqytetit. Flamurtari mposhti pastër 2-0 Skënderbeun, me këta të fundit që po mundohen ende të kuptojnë se pse Oto Xhon e shtyu topin drejt rrjetës në pozicion të parregullt. Kryesuesit e Partizanit u frenuan në Laç, me kurbinasit që morën një fitore minimale 1-0 dhe mbajtën të hapur luftën për titullin kampion.

Edhe java e 23-të pritet të ketë shumë ndeshje të bukura, me kampionatin që është futur në fazën më të nxehtë të tij. Sfida e parë do të luhet të premten, mes Skënderbeut dhe Tiranës në Korçë. Luftëtari-Teuta dhe Partizani-Flamurtari do të përplasen ditën e shtunë. Dilema më e madhe është kush do të jetë në krye të pankinës së Kamzës në takimin kundër Kukësit të dielën. Në të njëjtën ditë, do të përplasen edhe Kastrioti kundër Laçit, një sfidë shumë delikate për të dyja skuadrat.

Kalendari

Ndeshjet-Java e 23-të

E premte, 22 shkurt 2019
Skënderbeu – Tirana           18:00

E shtunë, 23 shkurt 2019
Luftëtari – Teuta           14:00
Partizani – Flamurtari   17:00

E dielë, 24 shkurt 2019
Kukësi – Kamza      14:00
Kastrioti – Laçi        14:00

Renditja

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online