U shpërfytyruan 20-0, zbardhet dënimi për skuadrën italiane

Pro Piaçenza, skuadër që militon në Serie C, bëri xhiron e Botës një ditë më parë, teksa u shkatërrua 20-0 nga ekipi i Kuneos. Në atë ndeshje, Pro Piaçenza luajti me vetëm 7 futbollistë në fushën e lojës, por jo vetëm kaq, pasi një nga lojtarët u mësua se ishte fizioterapist.

Lidhur me këtë takim, i cili u quajt si një njollë për futbollin italian sipas presidentit të federatës, Gravina, është marrë vendimi. Komisioni i Disiplinës (Giudice Sportivo) ka marrë vendimin për Pro Piaçenzën, ku dënimi i dhënë është mjaft i ashpër.

Përjashtim i menjëhershëm nga gara (Serie C), humbje në tavolinë 3-0 përballë Kuneos dhe humbje në tavolinë 3-0 në të gjitha ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni. Gjithashtu, klubi është dënuar edhe me 20 mijë euro gjobë. Këto dënime, pritet të çojnë skuadrën e Pro Piaçenzës drejt shkrirjes si klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online