Superiorja në fushë, katër ekipe bëjnë provën gjenerale

Ditë miqësoresh sot. E mërkura rikthen Kupën e Shqipërisë, ndaj edhe disa prej ekipeve të Superiore kanë zgjedhur ta përmbyllin fazën dimërore me miqësore. Takimi më interesant është ai mes Teutës dhe Skënderbeut, që zhvillohet prej orës 14:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Kjo përballje do transmetohet edhe në RTSH Sport.

Nga ekipet e Superiores sot në fushë zbresin edhe Luftëtari e Kastrioti. Këta të fundit madje që në orën 11:00. Kundërshtari do të jetë Egnatia. Gjirokastritët do të udhëtojnë drejt Ballshit, ku ndeshen prej orës 14:00 me Bylisin kryesues të grupit B në Kategorinë e Parë. Takim tjetër miqësor i programuar për sot është ai mes Tërbunit dhe Ilirisë.

MIQËSORE – E premte, më 18 janar

Tërbuni- Iliria 11:00
Kastrioti-Egnatia 11:00
Bylisi-Luftëtari 14:00
Teuta-Skënderbeu 14:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online