“Strakosha vs Ronaldo”, portierit i vjen në ndihmë video-analiza

0

Vitin e kaluar në mbrëmjen e 14 tetorit, Thomas Strakosha u bë “ferri” i lojtarëve të Juventusit një paraqitje e shkëlqyer, pika më kulmore e secilës ishte pritja e penalltisë në minutën e shtatë të kohës shtesë, një pritje që i siguroi Lacios tri pikët, si dhe i shkaktoi kampionëve të Italisë humbjen e parë në “Juventus Stadium” pas më shumë se dy vitesh, dominim absolut.

Por, kësaj radhe portieri i kombëtares tonë do të ketë përballë për herë të parë në karrierën e tij, lojtarin që shumë vetë e cilësojnë si më të mirin e të gjitha kohërave… Kristiano Ronaldon.

Një praktikë e përjavshme te Lacio për Strakoshën është dhe studimi i kundërshtarëve falë ndihmës së stafit të video analistëve. Por, se sa do t’i vlejë analiza e gjuajtjeve të CR7-ës do ta tregojë fusha e “Juventus Stadium”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.