Starova: Sot më kënaqi loja, Partizani po fitoi me Teutën del kampion!

0

Trajneri i ri i Laçit, Sulejman Starova foli për “Supersport pas ndeshjes kundër Flamurtarit, që u mbyll e barabartë pa gola. Në fjalën e tij, “Bobi” analizoi ndeshjen e skuadrës së tij, si dhe foli për ndeshjen e pasdites mes Teutës dhe Partizanit, ku tha se “Demat” kanë mundësi të shpallen kampionë që sot:

“Më kënaq loja, jo rezultati. Dominuam dhe patëm rastin, lojtarët dhanë shpirtin në fushë. Skuadrat janë aty-aty dhe kjo paraqitje është një kompliment për skuadrën. Me dy stërvitje më dhanë përgjigje pozitive. Na ndihmojnë këto dy javë të rritemi më tepër”.

“Goli i anuluar? Nuk është problemi te ai rast. Me Tiranën kishte mundësitë e veta. Nuk i mungon shpirti i skuadrës. Klubi ka krijuar kushte të mira, grumbullim, fushë të mirë stërvitore, lojtarët gjithashtu paguhen në kohë, ndaj ka edhe përgjegjësi. Kur kalon pak në mbimobilizim, ka disa momente që ka presion”.

“Vërtetë kam drejtuar skuadra me emër, por Laçi hyn te skuadra të elitës. E kam për nder të jem këtu dhe detyrim të bëj mirë. Skuadra u përgjigj në drejtim të shpirtit të garës, ishte më lart se kundërshtari. U vendosëm mirë dhe bëmë presing. Ka pasur disa javë që skuadra nuk krijonte. Jo se jam më i mirë se Prenga, ai ëshët një trajner i mirë. E kam pasur lojtar te Partizani”.

“Kësaj skuadre u mungon Pjeshka dhe Berisha momentalisht. Asnjë skuadër nuk është e kënaqur me përberjën, të gjithë duan lojtarë cilësorë. Kjo është skuadra dhe do punoj me ta për të realizuar objektivat”.

“Partizani ka shansin të fitojë dhe t’i shkëputet Kukësit. Edhe nëse ndodh, nuk besoj se do e nënvlërësojnë. Aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm dhe e ngre Partizanin. Për të mos thënë se po fitoi Partizani del kampion”, u shpreh Starova.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.